Kampionati Europian, i programuar për vitin 2020, rikthehet në ekrane të premten. Ky kompionat u shty vitin e kaluar në pamundësi zhavillimi për shkak të pandemisë. Lajmi i mirë është se ky kompeticion në 60 vjetorin e tij rikthen edhe tifozët në stadium pas një periudhe të gjatë ku ndeshjet luheshin pa praninë e publikut. Për të hyrë në stadiume do të ketë një sërë masash strikte, ndërsa ndeshja e parë që do zhvillohet është ajo mes Turqisë dhe Italisë më 11 qershor në orën 21:00.
Sfida e grupit A është parashikuar të zhvillohet në kryeqyetin italian të Romës. E veçanta e këtij Europiani është se ndryshe nga çdo herë tjetër ai do të zhvillohet në 11 stadiume të ndryshme, ndërsa finalja është caktuar të luhet në Wembley të Londrës.
Kjo do të jetë gjithashtu hera e dytë që faza finale e Europianit do të zhvillohet me 24 skuadra. Hera e parë ishte në 2016 kur pjesë e Europianit ishte edhe Shqipëria. Gjithsej do jenë 6 grupe me katër skuadra nga të cilat do kualifikohen dy të parat për secilin grup, ndërsa katër më të mirat e vendeve të treta do kalojnë më tej gjithashtu.
Në total në 1/8 do jenë 16 kombëtare, më pas në çerekfinale 8 dhe me radhë. Skuadra më pretendente për ta fituar Euro 2020 është Franca kampione botë, ndërsa pas saj vijnë Belgjika dhe Anglia.