Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në një lokal në Durrës. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës.
Policia njofton se në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
Sipas policisë, dyshohet se i riu u vetëplagos me thikë, pasi u gjet nga një klient i lokalit në tualet me thikë në dorë dhe i plagosur.
29-vjeçari punonte kamarier në lokalin në zonën e plazhit. Megjithatë vetëm kur të përmendet e të merret në pyetje nga policia do zbardhet arsyeja e vetëplagosjes apo nëse e kanë plagosur.