Policia Kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me Frontex kanë zbuluar një rast trafikimi municionesh në doganën e Kakavijës. 52-vjeçari nga Cërriku, Idajet Hasani u arrestua për tentativën e tij të kalimit të kufirit me fishekë. Ai kishte futur në çantën e dorës 49 fishekë të cilat u sekuestruan. Policia ka arritur të sekeustrojë edhe mjetin me të cilin 52-vjeçari udhëtonte.
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare e Kakavijës, njoftoi se në vazhdën e shtimit të kontrolleve, bazuar në analizën e riskut, në dalje të Shqipërisë, ka kaluar për kontroll në vijën e dytë, një makinë “Ford” që drejtohej nga shtetasi I. H., 52 vjeç, banues në Cerrik.
Gjatë kontrollit në automjet, Policia Kufitare, Frontex dhe Doganazbuluan 49 fishekë luftarakë të kalibrit 9mm në një çantë dore. Edhe fishekët, edhe makina u sekuestruan.
Pas hetimeve të para, Policia e Gjirokastrës e arrestoi 52-vjeçarin Hasani për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municionit”.
/Gazetari.al/