Tiranë/ Policia Bashkiake vazhdon të përplaset me tregtarët ambulantë që dalin dhe shesin produktet e tyre anës rrugës.
Një video e filmuar në zonën e Kombinatit, tregon sesi efektivët e policisë bashkiake janë përfshirë në një përplasje fizike me disa nga tregtaret që nuk pranojnë të largohen.
“O buçe, o buçe”,-dëgjohet në video, ndërsa gratë marrin shkopin e tezgave për tu përplasur me efektivët.