TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka hapur albumin e kujtimeve të tij. Në rrjetin e tij social “Facebook”, Berisha ka shpërndarë një foto tijën, teksa pas i është montuar flamuri i NATO-s, një nga arritjet e qeverisë së tij disa vite më parë. Po ashtu në flamur është ndërthurur edhe ai i Bashkimit Europian.
Foton e shpërndarë, lideri historik i Partisë Demokratike e ka shpërndarë me mbishkrimin: No comment!
Kjo është lëvizja e dytë në rrjetin social të Berishës që nga paralajmërimi i tij se mund të rikthehet në poste drejtuese të PD-së, deklaratë me të cilin trazoi rrjetin pak ditë më parë.