Çmimin Fotografia e Vitit në Istanbul Photo Awards 2021, edicionin e shtatë të konkursit vjetor ndërkombëtar të fotografisë të organizuar nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA) e fitoi artisti nga Bangladeshi me fotografinë e titulluar “Dashuria e nënës”.
Ndër 12 000 fotografë të regjistruar në këtë platformë globale Shajahan arriti të rrëmbente çmimin “fotografia më e mirë vitit 2021”, ku motivi dhe i fotografisë së tij paraqiste një ndërlidhje me situatën e vështirë të krijuar nga Covid-19.
Në vitin e shtatë të realizimit të kompeticionit mbarëbotëror ,fituesit u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtare, e cila përfshinte emra prestigjozë të botës së fotografisë.
Në vend të dytë , në kategorinë “lajme tek” u rendit puna e fotoreporterit Yuri Cortez , që paraqiste të burgosurit në burgun Quezaltepeque (El Salvador).
Petros Giannakouris, fotoreporteri i AP-së, fitoi çmimin në vendit të tretë me fotografinë e tij që pasqyron përballjen me vështirësitë e refugjatëve që u larguan nga kampi në Greqi.
Fotografitë e Cortez dhe Giannakouris në një mënyrë tregojnë se si në botë zhvillohen agjenda të ndryshme.