Greqi/ Burgu i Koridhalos tashmë ka marrë vëmendje të gjerë pas ngjarjeve të dhunshme dhe arratisjeve më të bujshe që kanë ndodhur në shtetin fqinj ku shpesh protagonist kanë qenë të burgosurit shqiptar.
Për herë të parë në mediat greke është xhiruar dhe transmetuar një dokumentar i cili tregon ambjentet dhe problemet e të dënuarve.
Gazetari Fotis Karydas shoqërohet gjatë gjithë kohës nga sekretarja e përgjithsme e politikës kundër krimit, Sofia Nikolaou.
Gjatë këtij dokumentari ai ulet dhe bisedon me të burgosurit, ku ata tregojnë sesi e kalojnë kohën e lirë, çfarë presin pasi të dalin nga burgu dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen.
Ai gjithashtu flet me stafin e burgut për jetën e përditshme dhe vështirësitë e punës së tyre, por edhe për marrëdhëniet që zhvillohen me të burgosurit.