Publikohen pamjet e aksidentit në Elbasan. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën për shkak të shpejtësisë së lartë. Mësohet që nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, një me gjymtyrë të thyera dhe një tjetër 15-vjeçare. Shërbimi zjarrfikës preu derën e një prej automjeteve për të nxjerrë të plagosurin.
Po ashtu edhe një makinë e tretë ‘Toyota’ është përfshirë në aksident, pas përplasjes së ‘Benz-it’ me ‘Audi-n’.