Pritet që me datën 1 korrik të mbahet ceremonia e zbulimit të statujës së Princeshë Dianës dhe nga burime të afërta është konfirmuar që Meghan Markle nuk do të udhëtojë për në Londër me Princin Harry për të marrë pjesë.
Mësohet se Meghan Markle ka prioritet mëmësinë në këtë moment sesa ceremonitë mbretërore.
Sipas tij, Meghan do të fokusohet në përkujdesjen e vajzës së porsalindur, Lilibet.
“Meghan sapo ka lindur dhe nuk ka plane të udhëtojë në Londër për eventin”-konfirmoi një tjetër burim.
Kujtojmë se William dhe Harry i kanë dedikuar një statujë nënës së tyre për nder të impaktit që ajo ka patur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë. Ceremonia e zbulimit të statujës do të mbahet në datën 1 korrik, ditë kjo që përkon me ditëlindjen e 60-të të Dianës.