Në Luksemburg mblidhet sot Këshilli i Çështjeve të Përgjitshme të Bashkimit Europian. Pritet që të vendoset për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbledhja Bullgaria duket se po mban peng Maqedoninë e Veriut pasi ende nuk ka sinjal për të hequr veton për integrimin europian, duke penguar kështu edhe Shqipërinë pasi vendimi deri tani mendohet se do të jetë për të dyja vendet.
Deri më tani Komisioni Evropian vijon që të apelojë Këshillin që ta përcaktojë sa më shpejt të jetë e mundur këtë datë.
Tashmë ka mbetur vetëm një pengesë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare që është qëndrimi i Bullgarisë. Për arsye të përplasjeve me Maqedoninë e Veriut qeveria bullgare bllokon kështu automatikisht edhe Shqipërinë, pasi pritet që përcaktimi i datës të bëhet për të dyja shtetet njëherazi.
Në vizitën e fundit në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyitha se unioni po punon edhe pas kuintave për të arritur që Bullgaria të mos pengojë një vendimmarrje pozitive për Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë Disa ditë më parë edhe ministri gjerman për Evropën Michael Roth tha nga Tirana se për Gjermaninë përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet. Ndërkohë që Hollanda i dha dritën jeshile Shqipërisë duke zbutur skepticizmin e saj prej vitesh në lidhje me nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Vetë parlamenti holandez miratoi qëndrimin e Qeverisë së tyre për të mbështetur reformat dhe zhvillimin e Shqipërisë.