TIRANË – Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 tek mbikalimi i ‘Casa Italias’, ku automjeti që drejtohej nga një 33-vjeçare, ka shpërthyer në flakë teksa ishte në lëvizje, duke shkaktuar panik në zonë.
Por, fatmirësisht, e reja ka arritur të dalë në kohë nga makina, duke mos pësuar lëndime trupore.
Ndërkohë, zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 23.06.2021, rreth orës 09:45, tek mbikalimi i ‘Casa Italias’, me drejtim lëvizje Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese S. E., 33 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.