Pjesë të Gjermanisë perëndimore vazhdojnë të vuajnë përmbytjet masive që kanë përfshirë rajonin që nga e mërkura e javës së kaluar. Ndërkohë që deri më tani, kanë humbur jetën të paktën 160 persona.
Vetëm në Rheinland-Pfalz janë shënuar 112 viktima nga përmbytja. Dhjetëra janë vrarë gjithashtu në Rhine-Westphalia Veriore fqinje. Ndërkohë që dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.
“Jam i frikësuar se numri i viktimave në këtë zonë do të rritet,” tha policia në një deklaratë, duke shtuar se të paktën 670 njerëz janë plagosur vetëm në Rheinland-Pfalzit.
Forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në zonat e prekura të Gjermanisë perëndimore, me nivelet e ujit që mbeten të larta në shumë qytete dhe shtëpitë që vazhdojnë të shemben në katastrofën më të madhe natyrore në gjysmë shekulli.
Më shumë se 20,000 burra dhe gra të ekipeve të shpëtimit janë angazhuar në zonat e prekura të dy shteteve për 24 orët e fundit, me ndihmën e Forcave të Armatosura.
Situata rëndë paraqitet edhe në vendet fqinjë ku në Belgjikë numri i viktimave ka shkuar, ndërsa më shumë se 160 persona rezultojnë ende të humbur.
Të paktën 1,100 familje kanë mbetur pa ujë dhe 3,700 pa ujë të pijshëm, sipas rtbf. Për arsye se 20 korriku u shpall ditë zie kombëtare nga Kryeministri i vendit, qyteti i Namur vendosi të anulojë festimin me fishekzjarrë që ishte planifikuar për 20 korrik, për festën kombëtare të 21 korrikut.
Shërbimet e urgjencës në Holandë janë në gatishmëri të plotë ndërsa lumenjtë e përmbytur kërcënojnë qytetet dhe fshatrat në të gjithë provincën jugore të Limburg. Sipas autoriteteve lokale, nivelet në rritje të ujit vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje në zonë dhe situata mbetet kritike. Në Austri, zjarrfikësit janë në gatishmëri të lartë në zonat e Salzburgut dhe Tirolit.
“Shirat e mëdha dhe stuhitë fatkeqësisht po shkaktojnë dëme të mëdha në shumë zona të Austrisë,” tha Kancelari Sebastian Kurtz në një postim në Twitter.