Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gërnac në malësinë e Kurbinit, ku është gjetur i vrarë me armë zjarri një 13-vjeçar. I mituri me mbiemrin Keqi u gjet nga Policia në mesnatë.
Sipas burimeve, viktima ka qenë bashkë me tre fëmijë të tjerë duke kullotur bagëtitë në mal, ku edhe gjetën armën. Më pas, ata kanë dërguar bagëtitë në stan dhe kanë filluar të luajnë me armën e gjetur, që fatkeqësisht kishte qenë e mbushur. Për pasojë, plumbi kapi 13-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.