E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Kokaina shitej në Tiranë, efektivi i RENEA-s u kap me drogë në dorë! Dinamika e arrestimit të tij dhe 2 trafikantëve, prej ditësh nën vëzhgim

14 Maj, 2021
në Aktualitet, Kronike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Një efektiv i forcave RENEA, është arrestuar pasi është kapur me 1 kg e 88 gramë kokainë. Në pranga ka rënë efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi, 28 vjeç nga Fieri, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ded Nimani, 62 vjeç i dënuar më parë për trafikim droge dhe kishte vetëm një vit që ishte liruar dhe Luan Gaçi, 43 vjeç.

Efektivi i forcave RENEA, Liçi jo vetëm që ishte posedues i kokainës, por vepronte edhe si mburojë e 2 trafikantëve të tjerë të cilët kishin mundësi të lëviznin të lirë për trafikun e drogës, në mburojën e një efektivi policie.  Sipas policisë kokaina blihej nga 3 të arrestuarit në sasi 1-2 kg dhe më pas shitej në zona të ndryshme të Tiranës.

Arrestimi i tij erdhi pasi SHÇBA kishte marrë informacion për veprimtarinë e paligjshme të efektivit të RENEA-s dhe prej ditësh kishte lajmëruar strukturat përkatëse dhe ishin nën mbikëqyrje të tij. Ai është arrestuar në flagrancë së bashku me 2 trafikantët e drogës, në momentin që po transportonin kokainë.

Si ndodhi arrestimi? Në orën 11:12 në aksin rrugor Tiranë-Durrës në rrugën e vjetër në Ndroq, në ambientet e jashtme të një lokali, policia gjeti të parkuar automjetin Benz me targa AA463TO që drejtohej nga Luan Gaçi dhe më pas afrohet një mjet tjetër tip po Benz me targa AB 892 BZ, me drejtues efektivin Xhuljo Liçi dhe pasagjer ishte Ded Nimani.  Liçi e Nimani dalin nga automjeti duke shkuar tek bagazhi i makinës së tyre dhe ndërkohë u afrohet edhe Luan Gaçi. Pasi hap bagazhin e makinës me të cilën po udhëtonte, efektivi i RENEA-s Xhulio Liçi nxjerr një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmas transparent që ishte Kokainë mbi të cilën shkruhej BARON. Në momentin që ndërhyn policia, Liçi rrëzon nga dora kokainën, e cila bie në tokë.

Pikërisht shkrimi BARON mbi drogë ka bërë që edhe operacioni i policisë të mbante të njëjtin emër.

Aktualisht policia ka sekuestruar telefonat e tyre të arrestuarve, të cilëve do iu kontrollohen edhe kontaktet dhe thirrjet e tyre të kryera  për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të përfshirëve të tjerë në trafik. Gjithashtu policia është duke zhvilluar kontrolle edhe në banesat e policit të RENEA-s dhe 2 trafikantëve.

Hetimet pritet të shtrihen jo vetën në Shqipëri, por dhe jashtë vendit për të mësuar se nga ka ardhur kokaina dhe se si ka mbërritur ajo deri në Tiranë, ku dhe u sekuestrua.

 

Taget: kokaineRENEATirane
Postimi i rradhës
Këshilltari i kryeministrit izraelit: Nuk do të ndalemi deri sa ta fusim nën kontroll Hamasin

Këshilltari i kryeministrit izraelit: Nuk do të ndalemi deri sa ta fusim nën kontroll Hamasin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.