E martë, 7 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kronike

Kolegji i Apelimit hap hetim per kryeprokurorin e Krujës, denoncimi në vetting: Petrit Çano ka pasuri të padeklaruara në Gjirokastër

KPA vendosi të kërkojë informacione shtesë nga disa institucione për kryeprokurorin Petrit Çano, përfshirë edhe Prokurorinë e Krujës

15 Maj, 2021
në Kronike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten të hapë hetimin gjyqësor lidhur me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano.

Gjithashtu, Kolegji vendosi të pranojë në cilësinë e provës dokumentacionin e depozituar në seancën e 27 prillit nga prokurori Çano, si dhe të kërkojë informacione në disa institucione shtetërore në funksion të shkaqeve të ankimit të ngritura nga Ballhysa.

Gjatë seancës parardhëse, Komisioneri evidentoi mangësi të hetimit të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kriterin e pasurisë dhe atë të figurës. Nisur nga vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorirsë, KLP për shkarkimin e prokurorit të Krujës, Bujar Memia për mosankimin e disa vendimeve të gjykatës respektive që sollën lirimin e të dënuarve, Komisioneri kërkoi verifikimin e qëndrimit të Çanos në cilësinë e drejtuesit të prokurorisë.

Nga ana tjetër, prokurori Çano i cilësoi të pabazuara pretendimet e Komisionerit dhe solli në vëmendje se shkaqet në ankim janë ngritur vetëm për kriterin e pasurisë. Lidhur me pretendimet e Ballhysës për blerje të dy apartamenteve me çmim me të ulët nga ai i referencës, Çano depozitoi dokumentacion nga prokuroritë e rretheve gjyqësore ku ka ushtruar detyrën, që sipas tij vërtetojnë se ndaj shitësve të këtyre pasurive nuk ka pasur asnjë çështje dhe se nuk ekziston konflikti i interesit. Ai dha shpjegime se nuk qëndronin konstatimet që apartamentet të ishin blerë me vlerë më të vogël.

Gjatë seancës së të premtes, trupi gjykues, pasi u njoh me parashtrimet e palëve më 27 prill dhe kërkesën e tyre për hapjen e hetimit gjyqësor, vendosi ta pranojë këtë kërkesë dhe të lejojë marrjen e provave të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, shkruan Birn.

Në funksion të hetimit gjyqësor, KPA vendosi të kërkojë informacione shtesë nga disa institucione, përfshirë edhe Prokurorinë e Krujës, ku u vendos të kërkohen informacione lidhur me udhëzimet e nxjerra nga drejtuesi në funksion të çështjeve të hetuara nga prokurori Bujar Memia.

Bazuar në një denoncim, sipas të cilit pretendohet se subjekti mund të zotërojë pasuri të padeklaruara në Gjirokastër, Kolegji vendosi të kërkojë informacion pranë Kadastrës, OSHE-së dhe shoqërisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, nëse në emër të subjektit apo familjarëve të tij ka ndonjë pronë të regjistruar apo kontrata të lidhura për furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Seanca e radhës u shty për më datë 3 qershor, ora 10:00.

Taget: KLPKomisioneri PublikKPAPetrit CanoProkuroria e Krujes
Postimi i rradhës
Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar

Holanda kundër liberalizimit të vizave: Kosova ka probleme me korrupsion dhe krim të organizuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Kompanitë e Allajbeut “ngrohtë” nëpër offshoret hollandeze, aksionerja Tërshana fiton tendera me gara fiktive
  • Jonida Vokshi në pritje të ëmbël, zbulohet gjinia e foshnjes
  • Vdekja e dy grave në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’/ Aktivistët protestojnë: Mjekët i shohin pacientet si burim parash
  • “Deri në 10 mijë viktima”, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së bën parashikimet për pasojat e tërmetit të fortë në Turqi
  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.