E enjte, 23 Mars, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Bota

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç: Jam kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

15 Maj, 2021
në Bota, Rajoni
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se ai është kundër ndryshimit të kufijve, por kjo ide, sipas tij, do të mund të gjente zbatim vetëm nëse do të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose një institucion tjetër.

“Ndryshimi i kufirit është i mundur vetëm nën mandatin e Kombeve të Bashkuara ose ndonjë institucioni tjetër”, tha Vuçiq për televizionin TV Prva, duke shtuar se pozicioni i Serbisë bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Gjatë javëve të fundit, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Mediat në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni kanë shkruar se për këto ide kryeministri slloven Janez Jansha, vendi i së cilit merr së shpejti edhe kryesimin e radhës të BE-së, kishte dorëzuar në Bruksel një “non paper”.

Por, në BE kanë thënë disa herë se “nuk e kanë parë një letër të tillë”.

Disa shtete të BE-së, e më së shumti Gjermania, janë shprehur kundër ideve të tilla duke i quajtur si të rrezikshme.

Në gjuhën e institucioneve evropiane, non-paper është një dokument joformal, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar.

Ndërkohë Sllovenia, më 17 maj, do të jetë nikoqire e samitit të presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Bërdo-Brioni.

Vuçiç tha se pas takimit të nivelit të lartë, ai do të vizitojë Brukselin.

Bërdo-Brioni është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e dialogut politik midis rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

Taget: Aleksandar VuçiçBallkanndryshimi i kufijve
Postimi i rradhës
Si i keni punët me dashurinë? Figura e parë që dalloni në foto do t’ju thotë të vërtetën

Si i keni punët me dashurinë? Figura e parë që dalloni në foto do t’ju thotë të vërtetën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Një hap më pranë! Tonin Vocaj: Kemi emra konkretë, s’i bëjmë dot me dije
  • INVESTIGIM/ Klod Allajbeu dhe kushëriri i Petrit Vasilit me kompani në offshoret britanike. Opozitari ironik, i zhytur në lekë publike
  • Shkaktoi dy aksidente, arrestohet ish-drejtori i Doganës së Fierit
  • Hoteli i trafikantit të kokainës si Shtab elektoral i PS, Armando Subashi mbledh mësuesit, FRESSH dhe koordinatorët e partisë
  • “Personalitet i fortë, shumë e vlerësuar nga shërbimet partnere” Kush është Vlora Hyseni që pritet të drejtojë SHISH

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.