E hënë, 6 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

Plagosi ruajtësin e kanabisit në Fier, SHÇBA: Veprimet e policit të rregullta juridikisht, tërësisht në kushtet e mbrojtjes

SHÇBA ka reaguar për ngjarjen në Fier ky në pyllin e fshatit Gjorgoz pati një përplasje me armë mes policëve dhe një personi që ruante kanabisin

18 Maj, 2021
në Aktualitet
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

SHÇBA ka reaguar për ngjarjen në Fier ky në pyllin e fshatit Gjorgoz pati një përplasje me armë mes policëve dhe një personi që ruante kanabisin.

Sipas SHÇBA, është arritur në konkluzionin se veprimet e policëve janë të rregullta juridikisht, në përputhje me procedurat standarde të përdorimit të armës, duke qenë tërësisht në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Nga ana tjetër SHÇBA thotë se personit që ruante kanabisin i është bërë thirrje disa herë të ndalonte, por ai ka bërë rezistencë dhe ka mbushur armën për të qëlluar në drejtim të policëve.

Një nga policët e plagosi në shpatull 29-vjeçarin, teksa bashkëpuntori i tij është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI NGA SHÇBA

Fier – SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, si edhe struktura të DVP Fier referuan materialet pranë Prokurorisë Fier për arsye se në vendin e quajtur pylli i fshatit Gjorgoz, në Njësinë Administrative Cakran, Grupi i Monitorimit dhe Kontrollit të Territorit gjatë ushtrimit të detyrës bazuar mbi planet për evidentimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka kapur në flagrancë një person të panjohur, të armatosur.

Grupi i Kontrollit të policisë mbështetur në Planin e Veprimit të DVP Fier dhe në Urdhërin “Për ngritjen e Grupit të Kontrollit të territorit për kultivim të bimëve narkotike”, në bashkëpunim me Rojtarin e Pyllit, përfaqësues i Institucionit të pushtetit vendor, janë ndeshur me një person i cili ka drejtuar armën automatike.

Në këtë moment, pasi punonjësit e policisë kanë parë veprimin e tij, i kanë bërë disa herë thirrje të ndalonte, por personi ka shfaqur rezistencë duke mbushur armën për të qëlluar në drejtim të tyre.
Në kushtet e një situate të tillë, punonjësi i policisë ka qëlluar në drejtim të personit të armatosur duke e plagosur atë në shpatull.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme u arrestua në flagrancë shtetasi G. Sh., 29 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit uftarak” dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje u shpall në kërkim bashkautori tjetër, i cili ka mundur të largohej nga vendi i ngjarjes, shtetasi A.R., 23 vjeç, banues në Patos.

Në vendngjarje u kryen të gjitha veprimet proceduriale, si dhe u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 1 automatik me dy krehëra të lidhur me natriban, të mbushur me nga 30 fishekë secili. Automatiku në vendngjarje u gjet në gjendje të gatshme për të realizuar qitjen;

• rreth 180 fishekë me pako të cilat u gjetën në çadrën e vendstrehimit;

• çadër strehimi i tipit alpin me tesha për fjetje dhe ushqime.

• rreth 270 gota të mbjella me fidanë të bimës Kanabis Sativa, dhe dy parcela me 23 bimë të mbjella në tokë;

• 1 telefon celular.

Nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje dhe nga deklaratat e dëshmitarëve u arrit në përfundimin se veprimet e punonjësit të policisë klasifikohen si të rregullta juridikisht dhe në përputhje me procedurat standarde të përdorimit të armës, duke qenë tërësisht në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Taget: FierplagosjeSHCBA
Postimi i rradhës
Humb jetën një qytetar nga COVID, shënohen 39 raste të reja në 24 orët e fundit

Humb jetën një qytetar nga COVID, shënohen 39 raste të reja në 24 orët e fundit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.