2 ngjarje të rënda u regjistruan mbrëmë në 2 qytete të vendit. Në Vlorë u vra një 38-vjeçar ndërkohë që në Dimal u plagos një tjetër person me armë zjarri.
Një prej deputetëve të zgjedhur të PD-së, Ervin Salianji, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rendi dhe siguria publike janë në degradim të plotë dhe se sipas tij gjithçka është jashtë kontrollit.
‘Orët e fundit vrasje në Vlorë, plagosje në Dimal… Rendi dhe siguria publike në degradim të plotë, thuajse çdo ditë media nxin në kronikën e zezë me vrasje, plagosje, drogë, dhunë, përdhunime, gjithçka jashtë kontrollit. Njësoj nxin qeveria në dështimin për të siguruar rend, siguri dhe qetësi qytetarëve. Qeveria duhet urgjentisht të kryejë detyrën! Bashkëpunëtorët e presionit e dhunës të fushatës elektorale po bëjnë kërdinë’, ka shkruar Salianji.