E enjte, 30 Mars, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kronike

Si po e fut mafia shqiptare nën kontroll trafikun e drogës në Ekuador…

24 Maj, 2021
në Kronike
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

KUITO– Media “Extra” ka publikuar një raport të plotë të lëvizjeve dhe organizimit të mafias shqiptare në Amerikën Latinë. Në një shkrim të gjatë sqarohet se anëtarët e mafies ballkanike vendosen në Ekuador, fillimisht për të ndërmjetësuar përmes grupeve vendase dhe mafias italiane. Më pas, pasi provojnë pushtetin qëndrojnë për të bërë karrierë të udhëhequr nga ambicia. I vetmi shqiptar që përmendet me emër është Arbër Çekaj, i cili u kap me 613 kg kokainë në portin e Durrës, brenda konteinerëve të kompanisë së tij. Sipas mediave vendase, ai mbërriti rreth vitit 2008 në Ekuador, si biznesmen dhe vendosi lidhje me trafikantët duke nisur kështu edhe lëvizjen e drogës nga Amerika Latine drejt Europës.

ARTIKULLI I PLOTË: 

Ditët e gjata në palestër ose kafene përmbledhin jetën e përditshme të liderëve të mafies ballkanike që janë vendosur në Ekuador. Në këto hapësira, për sa kohë që nuk ka kufizime, ata organizojnë dhe ndërmarrin veprime për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut për në Evropë. Janë të paktën 18 të huaj: kosovarë, shqiptarë, serbë, maqedonas dhe malazezë, të cilët César Peña, prokurori i Guayas, i ka hetuar në shtatë vitet e fundit. Ai pohon se faktori i përbashkët ka qenë mënyra e kryerjes së biznesit. Në vende publike, por në të njëjtën kohë arrijnë që të sigurojnë një farë fshehtësie. Për zyrtarin, nuk ka dyshim se mafia ballkanike operon nga vendi ynë, pasi e kanë provuar hetimet e Ministrisë.

Katër shtetas ballkanas janë vrarë në Ekuador, midis viteve 2017 dhe 2020

Çfarë i shtyn të dërgojë pakot e tyre nga Ekuadori dhe jo nga Kolumbia apo Peruja, prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë? Përgjigja qëndron në një raport nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, i quajtur ‘Tentacles International, Global Balkan Organized Crime Hot Spots’.

Raporti tregon arsye të ndryshme por spikat si arsyeja e parë që për krimin e organizuar, si në sektorin e pasurive të patundshme, vendndodhja është gjëja më e rëndësishme. Dhe Ekuadori është ndër vendet ‘prodhuese’ të 90% të kokainës që lëviz në planet. Në raportin global, një kapitull i kushtohet vendit tonë dhe shpjegon se si mafia ballkanase ka zënë rrënjë në vendin e Amerikës Latine. Në Guayaquil, deri në 10 mijë dollarë do t’i paguante mafia ballkanike kamionistëve për të ndryshuar rrugën në mënyrë që të merrnin çfarë kishte brenda,  Sipas hetimit, nga kjo buron nga një seri situatash që kanë ndodhur që nga viti 1990, me copëzimin e karteleve kolumbiane, të cilat u lëshuan vendin ndërmjetësve që krijuan lidhje me grupe mafioze italiane. Ndërmjetësit janë pikërisht bandat nga Ballkanit, kryesisht shqiptarët, të lidhin marrëveshje për të punuar së bashku.

Kjo është arsyeja pse, me zbulimin e një krize midis prodhuesve të drogës në Kolumbi , në vitin 2008 një delegacion shqiptarësh u dërgua për të takuar përfaqësues të mafias së Ndrangheta-s dhe Camorra-s në Itali.

“Ata priren të paraqiten si biznesmenë ose turistë dhe flasin shumë mirë spanjisht e italiasht, gjë që lehtëson lidhjet e tyre me grupet lokale kriminale. Detyra e këtyre emisarëve është të krijojnë kontakte, të negociojnë marrëveshje (përfshirë çmimet) dhe të organizojnë dërgesën,“– tregohet në dokument.

Ballkani ende i bën këto punë për mafiet italiane, të cilat kanë armiqësi mes tyre, por kanë përfituar nga rasti për të rritur tentakulat e tyre. Ata u vendosën në Ekuador pas mbërritjes së shqiptarit Arbër Çekaj. Ai kishte zbarkuar në Ekuador midis 2008 dhe 2009, por jo si kriminel, por si biznesmen! Vetëm pasi krijoi një kompani për eksportin e bananeve. I huaji përdori dërgesat e bananes për të kontrabanduar lëndë narkotike derisa u zbulua më 4 Prill 2015, dhe jo nga Policia, por nga kurioziteti i punëtorëve të një plantacioni bananeje në kantonin Milagro, në Guayas.

Ky grup do të shpërndajë, vetëm me ryshfet, midis gjysmë dhe një milion dollarë për të shmangur kontrollet e Policisë. Sidoqoftë më vonë, ata zbuluan se kamioni përmbante drogë dhe njoftuan policinë lokale. Sidoqoftë, Çekaj nuk u ndal dhe u largua nga vendi.

‘Përparimi’ që shqiptari kishte arritur në Ekuador do të kishte motivuar anëtarët e tjerë të mafies Ballkanike të vendoseshin në vendin tonë. Për oficerin, koordinimi është i rëndësishëm, sepse vendi ynë konsiderohet si “port tranzit për daljen e drogës”.

Qendrat e operacioneve

Prokurori César Peña pohon se qendra kryesore e operacioneve që mafia ballkanike ka në Ekuador është Zona 8, e cila përfshin portin e Guayaquilit, Samborondón dhe Durán.

Por raporti gjithashtu konsideron kantonin Machala, kryeqyteti i provincës El Oro, për shkak të afërsisë së tij me Perunë. Janë ekuadorasit ata që bëjnë punën e “pisët”, ndërsa ballkanasit kur shkojnë nuk prekin asnjë gram kokainë.

Një mafie ‘e padukshme’ ka krijuar baza në Ekuador

Disa nga emisarët e kësaj strukture kriminale vendosin të qëndrojnë në Ekuador edhe për ‘aspirata’ personale, sepse në vendet e tyre të origjinës ata janë zakonisht menaxherë të mesëm dhe e dinë mirë se kurrë nuk do ta kapin majën e pushtetit. Mafia Ballkanike drejtohet kryesisht nga katër grupe: ‘Grupa Amerika’, me origjinë nga Beogradi, u zbulua në Amerikën e Jugut në 2016, kur në korrik Zoran Jakšić, i dyti në komandë, u arrestua në Peru; klani tjetër është ‘Grupi Šarić’, i udhëhequr nga serbi Darko Šarić, për të cilin nuk ka të dhëna për operacione në vendin tonë, pasi grupi i tij blinte drogë në Kolumbi për t’i dërguar përtej Atlantikut, nga Brazili ose Uruguaji; grupi i tretë i familjes është ai i Sreten Jocit dhe në fund “Berane”, i cili vepron nga Kolumbia dhe Venezuela.

Taget: Ekuador
Postimi i rradhës
Edith Harxhi: I kam kërkuar Berishës që të ndikojë për dorëheqjen e Bashës

Edith Harxhi: I kam kërkuar Berishës që të ndikojë për dorëheqjen e Bashës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • “Korsia preferenciale e shërbimit” kush ka lekë shërohet/ Sejrani: Vonesa, deri në mohim
  • “Korsia preferenciale e shërbimit” në spitale/ Sejrani: Vonesa deri në mohim të aksesit për këto grupe
  • Banka Kombëtare Tregtare vlerësohet nga Global Finance si ‘’Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023’’
  • Tiranë/ Aksion policor, 23-vjeçarit i gjendet armë dhe municion luftarak (Emri)
  • Intervista/ Lulzim Veliu: BE-SHBA me dy standarte, në njërën anë shtet multietnik e në anën tjetër Asociacion monoetnik

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.