E diel, 5 Shkurt, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Bota

Arratisja e bujshme nga tarraca e burgut! Arrestohet shefi i ‘Ngrangheta-s në Brazil

25 Maj, 2021
në Bota
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

BRAZIL/ Rocco Morabito, ‘SHEFI’ i klanit ‘Ndrangheta që kërkohej nga drejtësia italiane është vënë në pranga në Brazil. Mësohet se Morabito është arrestuar në veri të Brazilit, në një hotel në Joao Pessoa, si pasojë e një operacioni të organizuar nga karabinierët e ROS, Shërbimi Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me DEA, FBI dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

‘Bosi’ ishte në listën e dhjetë kriminelëve më të kërkuar në botë dhe ishte në kërkim që nga viti 2019, kur ai u arratis nga një burg në Uruguai, teksa priste të ekstradohej. Bashkë me Rocco Morabito, u vu në pranga edhe trafikanti i drogës në Torino, Vincenzo Pasquino, tridhjetë vjeç i shpallur në kërkim që nga nëntori i vitit 2019, gjithashtu i përfshirë në listat e të arratisurve me rrezik maksimal.

Morabito është dënuar në mungesë nga drejtësia italiane me 30 vjet burg për trafik droge. Ai u vu në pranga në vitin 2017 në Uruguai, pasi u zbulua se fshihej pas identitetit të rremë të një biznesmeni 49-vjeçar brazilian me emrin Francisco Cappelletto dhe po priste të transferohej pasi drejtësia lokale kishte dhënë leje për ekstradimin e tij në Mars 2019. Por, krejt papritur, ai u arratis përmes tarracës së burgut.

Taget: BrazilRocco Morabito
Postimi i rradhës
Shkëmbim zjarri në Zvicër, qëllohet drejt dy shqiptarëve në restorant, policia: Ishte një mesazh

Shkëmbim zjarri në Zvicër, qëllohet drejt dy shqiptarëve në restorant, policia: Ishte një mesazh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Bëhuni gati për dimër/ Temperatura deri në -11, IGJEUM sqaron parashikimin e motit për ditët në vijim
  • Paralajmërimi i mjekes: Mos i injoroni asnjëherë të qarat e fëmijës
  • Ja cilat grupmosha rrezikohen më shumë nga çrregullimet e të ngrënit
  • U dha informacion që të shmangnin kontrollet e bluve, pezullohet inspektori në policinë e Gramshit
  • Luiz Ejlli thyen rekord, në “TOP 3” këngët më të klikuara të Eurovisionit

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.