E premte, 27 Maj, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kronike

VIDEO/ Vrasja e 25-vjeçarit në Shkodër, flet gruaja e autorit: Tani jemi në gjak, fëmijët janë ngujuar…

29 Maj, 2021
në Kronike, Kryesore
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëshortja e Mark Kodrës, 47-vjeçarit që qëlloi për vdekje të riun Emiljan Ndoj ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen. Bukuroshe Kodra shprehet se i riu ishte problematik dhe se është konfliktuar me djalin e saj, pasi vazhdimisht kalonte me motor para shtëpisë dhe xhironte gomat, ndërsa i biri i kishte kërkuar të ulte shpejtësinë pasi kishin fëmijë të vegjël dhe mund t’i rrezikonte.

Ajo thotë se më pas, në një lokal 25-vjeçari e kishte sharë dhe goditur djalin e saj dhe më pas 47-vjeçari kishte shkuar për të sqaruar ngjarjen që të mos bëhej e madhe, por viktima e kishte qëlluar dhe atë.

Më pas, gruaja sqaron se bashkëshorti e kishte pritur me kallash në dorë dhe kishte qëlluar në drejtim të tij dhe se nuk ka shprehur pendesë më pas.

 “Është zënë me djalin, ai ka ecur me motor dhe djali i ka thënë më avash. Pastaj mbrëmë u zunë në lokal i ka thënë se çfarë pate atë natë dhe i tha të fusë nën rrotat e motorit. Pastaj e shau e rrahu. Ai erdhi këtu me motor, para shtëpisë, pastaj burri mori armën dhe e qëlloi. Unë u përpoqa ta ndaloja por nuk arrita. Burri nuk shprehu pendese. Ngjarja s’ka lidhje me vajzat por me konfliktin me djalin. Burri nuk është penduar për atë që ka bërë. Ai ishte problematik edhe me familjen. Bashkëshorti doli për të marrë vesh se çfarë pati me djalin ai e shau. Ka pas dhe një konflikt para një viti, i ka rënë dhe atëherë burrit tim. E ka lënë burri im atë punë. Mbrëmë ka qenë mbush komplet”, tha ajo.

Ajo shton më tej se i tremben gjakmarrjes dhe se tashmë djemtë janë ngujuar.

“Unë e kam marrë policinë, kanë ardhur me armë të tërë, e kanë marrë dhe kaq”, deklaron gruaja.  Na vjen shumë keq, djalë i ri. Më përpara të më kishte vrarë mua, se atë. Keq më vjen dhe për të dhe për vete, që na mbeti ne se nuk kemi parë një ditë të mirë. 7 fëmijë i kam rritur vetëm me punë të burrit. Rreziku ndodh dhe të gjen ku të jesh. Është gjak ai, është burg e të gjitha. Po nuk i mendon kush, 1 minutë është. Një djalë e kam në Francë, dy të tjerët nuk e di ku i kam. Po normal që brenda do rrinë, se është gjak ai. Nuk do dalin. Ikën policia kush do i mbrojë. Djali është i pambrojtur. Kam dhe vajzat kush mi mbron. Është më keq. Djemtë do rrinë të ngujuar”, thekson ajo.

Taget: Bukuroshe KodraEmiljan NdouShkoder
Postimi i rradhës
Kombinim i mutacionit britanik dhe indian, zbulohet varianti më i ri i COVID në Vietnam

Kombinim i mutacionit britanik dhe indian, zbulohet varianti më i ri i COVID në Vietnam

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Plagoset me armë zjarri i mituri në Pukë
  • Zbulohet vila luksoze 1 milion paund në Londër ku ka regjistruar biznesin Drejtori i Tatimeve Cen…
  • KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Marinela Osmani.
  • Destinacioni Dubai: Pse kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Kimikatet ndotin Drinin! Fenomeni prej disa ditësh, dyshime për shkarkime nga bizneset

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.