Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të lehtësojë masat anti-COVID duke filluar nga dita e nesërme 1 qershor 2021 datë e cila përkon me lehtësimin e masave edhe në Shqipëri.
Nga 1 qershori qytetarët në Maqedoninë e Veriut mund të lëvizin pa maska në ambjentet e jashtme dhe do të lejohet grupimi i njerëzve deri në 6 persona.
Ndryshe nga Shqipëria, nga 1 qershori në Maqedoninë e Veriut do të lejohen dasmat me pjesëmarrës deri në 100 persona.
Detaj interesant është fakti se muzika në dasma do të lejohet ama kërcimi është u ndaluar pasi kontakti i afërt me të tjerët mund të krijojë zinxhirë infektimi.
Ndërkohë që ora policore do vijojë në fuqi dhe për dy javët e ardhshme.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 155,272 raste me COVID-19 dhe nuk e kanë fituar betejën me armikun e padukshëm 5,413 qytetarë.