Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në Aeroporti “Nënë Tereza” kanë mbërritur vaksina të tjera.
Këtë herë bëhet fjalë për 40.800 vaksina “AstraZeneca”, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Shqipëri kan mbërritur 899.550 vaksina anti-COVID. Qeveria ka premtuar se deri në fund të muajit qershor do të jenë vaksinuar 1 milionë qyetetarë.
Postimi i kryeministrit Rama në Facebook:
“✈️ Aeroporti “Nënë Tereza”- 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë😍
🧪 Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari 🙌🏼
#ShqipëriaBuzëqesh🌼
#SkaKohëPërPushim🏃🏻♂️”,- shkruan Rama.