TIRANË– Fqinjët e Mexhit Picarit kanë deklaruar për mediates konfliktet e çiftit Kudret dhe Dhurata Saliaj që ishin në process divorci, kishin sjellë shumë probleme në familjen Picari dhe jo vetëm. Vetëm pak orë pas krimit të rëndë, fqinjët janë shprehur se Kudret Saliaj, i cili mbeti sot i vrarë i kishte thënë autorit të krimit se të bijën do ia çonte të prerë në copa.
“I kishte thënë Mexhitit do ta bëj copa-copa Dhuratën. Mexhiti ishte shumë keq, në gjendje të rëndë psikologjike prej kohësh,”- thotë një prej fqinjëve.
“Ka thënë se do e vriste Dhuratën, dhe se do shpëtonte prej saj vetëm kur ta vriste,”- tregon një tjetër fqinj.
Kudret Saliaj u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale.