BRITANI/ Media britanike BBC, në postimin e një videoje, e cila tregon rrjedhën e lumit Danub në hartën e botës, shfaq dhe Kosovën në të. Mirëpo në atë hartë, Kosova nuk figuron si shtet por është pjesë e Serbisë.
Kjo gjë ka ngjallur dyshime nëse ishte në mënyrë te qëllimshme apo aksidentale. Fakti që Britania e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarsisë tregon se kjo nuk ka qënë diçka e qëllimshme.
Min: 01:46
Megjithatë në lajme të tjera që BBC ka publikuar me hartën e botës, Kosova ka qënë pjesë e kësaj harte. Kosova figuron edhe në listën e shteteve ku janë publikuar statistikat e rasteve me Covid-19, që BBC-ja e ka përditësuar vetëm një ditë më parë.