Durrës/ Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku u raportua për grabitje të një karburanti. Sipas policisë grabitja është stimuluar nga menaxheri i firmës me qëllim justifikimin e shumave të mëdha të parave të xhirove ditore që i kishte humbur duke luajtur lojëra fati.
Uniformat blu sqarojnë se ky i fundit është arrestuar nga policia. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe edhe pronari i lokalit që ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, ku menaxheri i karburantit kishte humbur lekët duke luajtur lojëra fati.
Të arrestuarit janë Gert Farruku, 23 vjeç, menaxheri i karburantit; Arsid Haxhija, 22 vjeç, pronari i lokalit që organizonte lotari të palejuara, ku dyshohet se shtetasi Gert Farruku ka humbur shuma të mëdha parash duke luajtur loto.