ITALI/ Një 26-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi akuzohet për sulme seksuale në parqe publike. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u afrohej vajzave të ndryshme dhe shkëmbente adresat e rrjetetve sociale e më pas kalonte në veorime si puthje dhe prekje.
Rasti i parë për shqiptarin që nuk shkoi siç e kishte planifikuar ndodhi më 29 maj në parkun “Nilde Iotti”, Reggio Emilia. Ai iu afrua një vajze 24-vjeçare duke e falenderuar për pranimin e kërkesës në Instagram dhe më pas tentoi ta prekte e puthte.