TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mësuar raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 104 vota pro, totalisht jashtë parashikimeve, maxhoranca arriti shkarkimin e Metës në Kuvend.
Nga sot Ilir Meta, përveçse një karrierë politike si askush tjetër pasi ka qenë në krye të tre institucioneve kryesore të shtetit si Kryeministër, Kryeparlamentar apo President Republike, do të hyjë në historinë e vendit si Kreu i Shtetit i parë që shkarkohet institucioni që përfaqëson sovranitetin e popullit si ‘shkelës i Kushtetutës’.
Ilir Metabëhet kwshtu Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Kuvendi gjithashtu miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit hetimor Parlamentar, i cili ka propozuar vendimin ekstrem edhe pse Presidenti Ilir Meta nuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e e ka cilësuar nul dhe anti kushtetuese. Në shumë dalje të tij , presidenti Ilir Meta ka këmbëngulur se do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022