Albin Kurti dha një intervistë për mediat , ku përveç se foli mbi zhvillet e Samitit në Tiranë, përmendi dhe një polemikë me kryeministren serbe Ana Brnabiç.
“Ka ekzistuar një lloj polemike për shkak se nuk dëshironte të pranonte se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej nga regjimi i Miloshevicit dhe trashëgimia e tij, meqenëse s’ka zgjidhje tjetër vec se të njihet pavarësia e Kosovës.
Ne duam të integrohemi në BE, në NATO. Njohja e Kosovës është e vlefshme edhe për Serbinë, që po e mban veten peng. Para 13 viteve Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që ta bëjë tashmë Serbia” u shpreh Kurti për mediat.