KAMËZ– Ka edhe policë që nuk korruptohen! Ky është konstatimi i një qytetari, i cili ka qenë dëshmitar i një aksidenti të ndodhur në Kamëz. Duke ndarë foto nga momenti i kontrollit, ai shkruan se dy policë, nuk “mbajtën me hatër” kolegun e tyre, i cili shkaktoi aksidentin.
Madje kur konstatuan se kishte tejkaluar masën e alkoolit, kërkuan një patrullë që ta shoqëronte në Komisariat.
“Prsh joq, këta dy police nuk u korruptuan. Ky polici ishte i dehur dhe i ra njërit nga mbrapa. Polica bëri testin e alkoolit policit në fjalë. Testi parë doli 0.69 ja bën përsëri doli 0.70. Pastaj njoftuan patrullën dhe e mori patrulla e shoqeroj per ne rajonin e kamzës. Flm,”-shkruan qytetari.
DENONCIMI I PLOTË: