“Kështu mitet e ndaluara që shihja fshehurazi u bënë realitet”, në një rrëfim në vetë të parë Enkel Demi ka treguar për gazetën italiane “Corriere della Sera” atmosferën në Shqipëri përpara viteve ‘90, që më vonë u kthye në lëndën e parë të letërsisë së tij, në të cilën është bërë i njohur me pseudonimin Tom Kuka.
Enkel Demi e bëri të njohur ‘Tom Kukën’ me librat e tij, por vonë e zbuloi se pas këtij pseudonimi fshihej vetë ai. Romanin “Flama”, Enkel Demi e krijoi në muajt e karantinës së vitit të shkuar, por u frymëzua nga Tirana e para 1 shekulli. Në këtë libër trajtohet një Shqipëri e ngjashme me atë të “Hide në kalldrëm”, romani i parë i botuar prej gazetarit.
Madje për këtë libër Enkel Demi është shpallur fitues i “Çmimit Europian të Letërsisë 2021” për Shqipërinë.