Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj rezulton i dënuar në Greqi. Prokuroria pas nisjes së hetimeve pas akuzave të PD se ka fshehur dënimin, ka rezultuar se ka qenë i dënuar në Greqi me 3 vite burg dhe ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
“Referuar vendimit 9-11/2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios, i formës së prerë, rezulton se i akuzuari Qerim Ismailaj (në mungesë në gjykim), është deklarua fajtor dhe është dënuar me 3 (tre) vite burgim për veprën penale të “Konfliktit “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që korrespondon veprës penale të “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga ne 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dëni vetëm me gjobë”, thuhet në përgjigjet që prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer KQZ
Më herët PD përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, bëri publik dokumentin e Prokurorisë së Athinës, ku, sipas tij, Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg kryebashkiakun e Mallakastrës.