Ditën e sotme moti do të nisë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e gradualisht në mesditë do ketë zhvillim vranësirash. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu ne formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë zonave malore dhe kodrinore të vendit. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/s, e hera- herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.
Temperaturat:
zonat malore 12°C deri në 27°C
zonat e ulëta 17°C deri në 32°C
zonat bregdetare 15°C deri në 31°C