AUSTRI– Sot, Vjena do të presë në një takim liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Lajmin e ka konfirmuar kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili ka ftuar në një takim të nivelit të lartë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe homologët e tij.
Nga pala nga pala shqiptare, i pranishëm nuk do të jetë kryeministri Edi Rama, por në vend të tij do të shkojë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Ndërsa nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kurz është shprehur se Bashkimi Europian është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor.
“BE-ja s’është e kompletuar për sa kohë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të konsideroni mbështetjen tonë për reformat e kërkuara për rrugën drejt BE-së, po ashtu edhe për luftën kundër pandemisë. Këtë do ta theksojmë edhe në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor,”- ka shkruar Kurz.
Ndërsa pjesë e tryezës politike do të jenë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapic, kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.