Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën me dije se brenda dy ditëve pritet të mbërrijnë në vend 100 mijë doza të vaksinës Coronavac, ndërsa të hënën prite edhe 11700 doza Pfizer. Me mbërritjen e këtyre dozave, Manastirliu th ase do të zgjerohet edhe fasha e vaksinimeve, duke filluar me grupmoshat mbi 50-vjeç.
“Kemi hapur 29 qendra shëndetësore. Jemi këtu në Malin e Robit në Kavajë, pikë e kujdesit shëndetësorë gjatë verës, ku është edhe shërbimi i testit të shpejtë për kapjen në kohë të rasteve që mund të diagnostikohen me COVID. Ne jemi duke punuar që përgjatë sezonit veror të kemi një vëmendje të posaçme te vaksinimi. Presim që brenda 2 ditëve të ardhshme të kemi një lëvrim të kontratave të lidhura, do të jenë 100 mijë vaksina të Coronavac që pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme dhe 11700 Pfizer do të mbërrijnë ditë e hënë. Do zgjerojmë fashën e vaksinimit duke ulu grupmoshën në 50-vjeç duke filluar me ata me sëmundje kronike”, tha Ministrja.