Sarandë/ Arbitri Qerim Ruçi, dhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, kanë përfunduar pas hekurave pas fitorës së Përmetit në ndeshjen me Selenicën. Rezultati i paracaktuar, ka vënë dy personat në pranga pasi janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.
Nga përgjimet e kryera rezulton se ishte paracaktuar finalja e kësaj përballje. Ruçi dhe Hajderini kishin rënë dakort që nga kjo ndeshje do të fitonte Përmeti me rezultatin 1-0, me penallti. Kjo është evidentuar dhe në përgjimet e SPAK.