Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka pranuar mandatin e Fierit duke djegur kështu Kejdi Mehmetjan e cila ishte renditur e dyta në listën e Fierit, ku LSI mori vetëm një mandat.
Kështu Kryemadhi i ka dhënë mundësinë të futet në Kuvend nënkryetarit të LSI Petrit Vasili i cili ishte në listën e Tiranës. LSI në zgjedhjet e 25 prillit mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër.