Një makinë e parkuar është djegur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Policia bën me dije se automjeti tip “Audi” që është në pronësi të shtetases B. T., është shkrumbuar. Dyshohet se zjarri i është vënë qëllimisht makinës. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë ngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.