Lushnje/ Albert Taullau, vëllai i Saimir Taullaut ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës në Lushnje. 58-vjeçarit dy vite më parë iu bë atentat me tritol po në banesë, por arriti të shpëtojë.
Ndërkohë familja Taullau njihet për rivalitetin me bandën e Aldo Bares, pasi njëri vëlla Baki Taullau iu vra në atentat në 2005 kurse Saimir Taullau gjithashtu u plagos në vitin 2018.
Vitin e kaluar Saimir Taullau u arrestua në Maqedoninë e Veriut me qëllim ekstradimin në Zvicër ku ishte dënuar me 4 vite burg për trafik droge.
Ndërkohë disa javë më parë në Durrës u shoqëruan djali dhe kushëriri i tij, Sajmojen dhe Klajdi Taullau.