4 anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeç, dhe Eva Gushi 9 vjeç nga Patosi.
Nderkohë në spitalin e Vlorës ndodhen 3 tre shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.