Një tjetër ndeshja dramatike në Euro 2020, e cila vendoset në kohën shtesë, e katërta e fazës 1/8 finale. Ukraina fitoi 2-1 ndaj Suedisë, me një gol të ardhur në 121’ dhe në cerekfinale do të gjejë Anglinë.
Ukraina kaloi e para në avantazh në minutën e 27-të. Zinchenko ka shënuar me një goditje të fuqishme brenda zonës. Por pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.
Ishte Forsberg që shënoi për suedezët në minutën e 43-të. Ylli i Leipzig ka shënuar 4 gola në tri ndeshje, sa Schick, vetëm një më pak se golashënuesi më i mirë i Europianit, Cristiano Ronaldo.
Suedia pati 3 raste mjaft të mira në pjesën e dytë, dy herë Kulusevksi dhe njëherë tjetër Forsberg, me këtë të fundit që tronditi traversën. 20 minutat e fundit ishin pa emocione dhe sfida shkoi në shtesë.