Miliarderi i Bitcoin, Mircea Popescu, i cili mendohet të ketë zotëruar një pasuri me vlerë rreth 1 miliardë dollarë nga kriptomonedha më e fuqishme në botë, raportohet të jetë gjetur i mbytur në Costa Rica.
Vdekja e tij konsiderohet një mister, pasi është shumë e ngjashme me përndjekjen e krijuesit të Bitcoin, Satoshi Nakamoto, fati i të cilit mbetet i panjohur dhe i zhdukur. 41-vjeçari, të cilit shumë i referohen si nismëtari i Bitcoin, lë pas një trashëgimi kontroverse.
Popescu menaxhonte gjithashtu një blog, i cili promovonte një gjuhë raciste dhe seksiste. Ndonëse monedhat Bitcoin që Popescu zotëronte do të shohin një ndryshim në vlerë, nëse miliarderi nuk ka bërë lëvizjet e nevojshme që të tjerë të kenë të drejta në llogaritë e tij, kjo pasuri do të humbasë.
Tani për tani, situata mbetet e rrethuar nga misteri pasi ende mungon një konfirmim zyrtar i vdekjes së tij.