Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Sulo Pajon, 55 vjeç, i cili u kap në kamionin që drejtonte me 17 kg heroinë në Portin e Durërsit.
Hetimi për drogën nisi nga pika kufitare e Hanit të Hotit, ku kamioni me targa shqiptare e drejtuar nga shoferi vlonjat, kaloi për kontroll në vijën e dytë dhe pas dyshimeve për drogë u soll në portin e Durrësit.
Pas kontrolleve të bëra me skaner u zbulua sasia prej 17 kg heroinë e fshehur në serbatorin e një kamioni bosh. Droga e cila ishte e mbështjellë me natriban, e ndarë në 34 pako
Kamioni ishte bosh dhe kishte si destinacion Malin e Zi, ku do të furnizohej me mallra.