E hënë, 8 Gusht, 2022
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Aktualitet

COVID-19/ Nuk ka zgjatje të orarit të muzikës, moment alerti nga varianti Delta

1 Korrik, 2021
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të virusit COVID, ‘Delta’, i cili është edhe më infektues. Kështu tha në një intervistë për Report Tv, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se lajm i mirë është se vaksinat anti-COVID mund ta parandalojnë.

‘Varianti Delta është e mundur që të identifikohet nga ISHP, por përderisa është fillimi na duhet të jemi të sigurt dhe na duhet edhe nga laboratorët jashtë, deri tani nuk kemi të dyshuar për variantin Delta. ndryshimi me variantet e tjera është me infeksioz, Lajm i mirë është që vaksinat mund ta parandalojnë. Njerëzit duhet të vazhdojnë që të kenë në vëmendje vaksinimin, pasi është e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e virusit.’- tha zv.ministrja.

Sa i përket zgjatjes së orarit të muzikës, një kërkesë kjo e bërë nga operatorët e bareve dhe culb-eve, Rakacolli tha se tashmë jemi një moment alerti sa i përket virusit Delta dhe se nuk mund të mendojnë për një shtim të orarit të muzikës.

‘Ne jemi në alert për Deltan dhe nuk mund të mendojmë për një shtim të orarit të muzikës për momentin. Nëse situata do të jetë e qëndrueshme çdo gjë mund të rivlerësohet. Masat ne nuk i kemi marrë kot.’- tha Rakacolli.

Në ditët e hapura të vaksinimit +18, Rakacolli tha se janë vaksinuar mbi 25 mijë qytetarë. Zv.ministrja tha se vihet re një rënie e gadishmërisë së qytetarëve për të kryer vaksinën dhe bëri thirrje që ato të vaksinohen pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

‘Gjatë këtyre dy ditëve patëm mbi 25 mijë veta 18+ që u vaksinuan. Është në varësi dhe të vaksinave që kemi në dispozicion të cilat vijojnë duke ardhur në sajë edhe të marrëveshjeve që kemi kryer. Jemi në gjendje të bëjmë deri në 20 mijë vaksinime në ditë. Stina e nxehtë nuk e favorizon shumë bërjen e vaksinës për disa mosha për shkak edhe të temperaturës. Mund të bjerë edhe për këtë arsye ritmi i vaksinimit, por njerëzit të mos frenohen dhe të mendojnë se sëmundja është zhdukur. Gadishmëria nga qytetarët për të bërë vaksinën ka rënë, por qytetarët duhet të interesohen që të bëjnë vaksinën pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.’- tha Rakacolli.

Taget: COVID ne ShqiperimuzikeVarianti Delta
Postimi i rradhës
La pas 21 vite në Katalonjë dhe 5.844 ditësh te Barça, Leo Messi tashmë lojtar i lirë

La pas 21 vite në Katalonjë dhe 5.844 ditësh te Barça, Leo Messi tashmë lojtar i lirë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Intervista/ Enver Bytyçi: Provokimi nga Beogradi në veri të Kosovës ishte fitore e Albin Kurtit. Ai fitoi kredibilitet para faktorit ndërkombëtar dhe solli në bisedime Vuçiç. Diplomacia shqiptare legjitimoi reagimet e serbëve
  • Dy turistët gjermanë mbeten të bllokuar në Tropojë, Policia i gjen dhe i transporton me helikopter në Tiranë
  • Zjarr në Bajkaj të Sarandës, rrezikohen ullishtet e vreshtat
  • Vrau me thikë gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e shqiptarit: Iu kërkoj falje…
  • “Ku i gjen gjithë ato lekë…”/ Aulona Musta tregon burimet e saj të të ardhurave

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.