Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për efektivin e policisë Elefterios Sullaj, si dhe dy shokët e tij, pasi u kapën një ditë më parë me kokainë brenda makinës në Tiranë.
Në burg janë lënë edhe 2 miqtë e tij të arrestuar Mikel Zhegu dhe Eris Tafaj, ndërsa ky i fundit ishte nën masën e arrestit të shtëpisë.