Policia e Tiranës ka publikuar detaje të tjera për operacionin e koduar “Blloku”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë Marsel Doku.
Mësohet se gjatë operacionit, 39-vjeçarit i janë sekuestruar mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe 6 milionë lekë të reja.
“Sherbimet e Policisë pas veprimeve të para hetimore, kanë vijuar me kontrolle më të imëtësishme të banesës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar shumën prej 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë”, tha policia.
Më herët, policia tha se telashe u fut edhe motra e tij, shtetasja K. Doku, 61 vjeçe.
Ajo u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, u sekuestrua kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë e konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.