Nga 2144 testime të bëra në 24 orë vetëm 1 rast ka rezultuar pozitiv në vend. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së COVID bën me dije se 4 persona janë shëruar, ndërkohë që nuk ka rezultuar asnjë humbje jete.
Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (4 Korrik 2021)
- Raste të reja ditore 1
- Të shëruar në 24 orë 4
- Të shtruar në spitale 4
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 2144
- Testime totale 817,479
- Raste pozitive 132,535
- Raste të shëruara 130,027
- Raste Aktive 52
- Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 21
- Shkodër 10
- Elbasan 6
- Durrës 5
- Vlorë 5
- Lezhë 2
- Korçë 2
- Fier 1