Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë, ku 4 anëtarët e një familje kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një hotel. Mësohet se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç.
Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vetëm disa ditë më parë, Kreu i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës,Shkëlqim Goxhaj, tha se rreth 90% e zjarreve në banesa ndodhin për shkak të shpërthimit të bombolave të gazit, ndërsa apeloi që ndërrimi i bombolave të bëhet vetëm nga njerëz të licencuar. Po ashtu Goxhaj vuri alarmin edhe për përdorimin e bombolave të ashtuquajtura portokalli, të cilat nuk duhet të rimbushen për t’u përdorur sërish.