Fqinjët u detyruan të thërrisnin policinë kur festimet e një dasmë zgjatën katër ditë dhe rruga ishte mbushur me makina luksoze dhe të zhurmshme.
Me dhjetëra makina, mes tyre Porsche e Lamborghini, mbushën rrugët në Telford të Anglisë për 4 ditë me radhë.
Zhurma e makinave dhe muzika e lartë detyruan fqinjët të njoftojnë policinë për shqetësimin që u ishte shkaktuar.
Daily Mail, sjell dëshminë e një banori, i cili ka thënë se po festohej një martesë që ishte anuluar më parë për shkak të masave anticovid.
“Dasmë apo çfarëdo qoftë, nuk është koha e duhur për të shpërthyer fishekzjarrët që zgjatën 4 ditë, deri në 3 të mëngjesit”, shkruan një banor në Twitter.
Rasti u konfirmua edhe nga policia.