Bashkëshortja e Princit të Mbretërisë së Bashkuar, William, Dukesha e Cambridge-it, Kate Middleton, ka njoftuar se është në vetë-karantinë për 10 ditë për arsye se ka pasur kontakt me një person testi i të cilit për koronavirusin e ri (COVID-19) ka rezultuar pozitiv.
Në njoftimin e bërë nga Pallati Kensigton thuhet se Kate Middleton do të vetë-izolohet në shtëpi, ndërsa ajo nuk ka asnjë simptomë. Middleton e cila do të qëndrojë për 10 ditë në karantinë, aktivitetin e fundit publik e kishte të premten e kaluar në Wimbledon.
Dukesha e Cambridge-it, më parë kishte marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19.